Sporti

Ramos pritet të rikthehet së shpejti, kjo mund të jetë data e debutimit të tij

10/21/2021 14:23
nga:E K

Nëshkrimi i kësaj vere nga PSG pas 16 vitesh me Real Madridin, Sergio Ramos ende nuk ka luajtur asnjë minutë për skuadrën e Parisit.

Lojtari spanjoll me përvojë vuan nga një dëmtim në këmbë që nga fundi i korrikut dhe vetëm tani po tregon shenja të rikuperimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas një pushimi tre mujor, zyrtarët e departamentit mjekësor të PSG theksojnë se lojtari mund të kthehet në stërvitjen e ekipit të parë nga java e ardhshme.

Ramos pritet të debutojë me PSG me datën 29 tetor në ndeshjen ndaj Lille.

/GazetaBlic Sport/