Sporti

Ramos për Modricin: Një vëlla i vërtetë, një dhuratë e futbollit

03/10/2026 09:31
nga:L J

SERGIO RAMOS postoi një foto me Luka Modric me një citat në kroatisht: “Një vëlla i vërtetë, një dhuratë e futbollit”.

Fotografia është bërë në Milano, ku Ramos ndoqi derbin midis Milanit dhe Interit të dielën, i cili përfundoi 1-0 në raundin e 28-të të Serie A.

Në atë ndeshje, 40-vjeçari Modric ishte një nga lojtarët më të mirë.

Përpara ndeshjes, u njoftua se Modric kishte blerë 60 bileta për familjen dhe miqtë e tij. Njëra iu dha ish-lojtarit të kombëtares kroate Mario Mandzukic dhe një ftesë iu dërgua edhe Ramosit.

Ai donte të vinte në derbi, kështu që e ftova. Jam i lumtur që erdhi. Nëse kapiteni Ramos do të ishte këtu, duhej të fitonim”, tha Modric pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport