Sporti

Ramos pas debutimit me PSG’në: Është një ndjenjë unike, jam shumë i lumtur

11/28/2021 18:29
nga:Lorik J

Sergio Ramos ka debutuar sot me fanellën e PSG’së.

Ramos ishte transferuar në merkaton e verës tek PSG, por për shkak të lëndimeve nuk kishte luajtur asnjë ndeshje deri sot me ekipin parisien, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas debutimit në fitore 3:1 ndaj St Ettiene, Ramos u shpreh shumë i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e tij pas një kohe të gjatë.

“Është një ndjenjë unike. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur. Është një ditë shumë e veçantë për mua pasi kalova kaq shumë kohë pa luajtur. Është e rëndësishme për mua që kam ndihmuar ekipin, të jem këtu me grupin dhe të kem luajtur 90 minuta”, tha fillimisht Sergio Ramos.

“Bëmë paraqitje të mirë, fituam 3 pikët dhe po largohemi me fitore. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të vazhdojmë të punojmë. Ndihem mirë në fushë me shokët e skuadrës. Gjithçka shkoi mirë në këtë ndeshje të parë, me kalimin e kohës do të njihemi edhe më mirë dhe kjo do të na japë akoma më shumë forcë në fushë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport.