Sergio Ramos do të jetë një nga munguesat më të mëdha në Botërorin e Katarit.
Luis Enrique nuk e ka ftuar mbrojtësin e Paris Saint-Germain, pavarësisht një fillimi të mirë të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Zhgënjimi për ish-lojtarin e Realit është i fortë, kurse spanjolli ka reaguar në Instagram.
“Sezoni i kaluar ishte i vështirë, për shkak të dëmtimeve dhe përshtatjes me një klub të ri dhe një qytet tjetër. Punova me trup dhe shpirt për t’u rikuperuar. Fatmirësisht mund të them se këtë sezon unë ndihem si vetvetja përsëri dhe po shijoj gjithçka, edhe klubin tim dhe një qytet të madh si Parisi. Kupa e Botës? Sigurisht, ishte një nga ëndrrat dhe synimet e mia. Do të ishte Botërori i pestë për mua, për fat të keq do të më duhet ta shikoj nga shtëpia. Është e vështirë, por çdo ditë dielli lind përsëri. Asgjë nuk do të ndryshojë mentalitetin tim, pasionin tim, këmbënguljen time, përpjekjen dhe përkushtimin për të menduar për futbollin 24 orë.” shkroi ai.
/GazetaBlic Sport/