Sporti

Ramos i del në mbështetje Diazit: Futbolli gjithmonë të jep një shans për hakmarrje

01/20/2026 17:43
nga:Lorik J

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, shprehu mbështetjen e tij për sulmuesin Brahim Diaz pasi ai humbi një penallti në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, në të cilën Senegali mposhti Marokun (1-0 në kohën shtesë).

“Vetëm ata që kanë karakter mund të humbin penallti. Brahim, vëlla, mbaje gjithmonë kokën lart.

“Futbolli gjithmonë të jep një shans për hakmarrje. Dhe ti na dhe shumë më tepër se ajo humbje. Ec përpara me edhe më shumë forcë! Ti je gjithmonë në ekipin tim”, shkroi Ramos në Instagramin e tij.

/GazetaBlic Sport