Sporti

Ramos hedh dyshime për të ardhmen: “Jetoj dita-ditës, e di që shumë gjëra duhet të ndryshojnë”

05/20/2024 10:02
nga:Lorik J

E ardhmja e Sergio Ramos mbetet tërësisht në pikëpyetje.

Duke folur pas humbjes 2-0 ndaj Athletic Club, lideri mbrojtës i Sevillas nxiti paqartësitë për sezonin e ardhshëm: “Jetoj dita-ditës, siç më thoshte babai im gjithmonë. Na ka mbetur edhe një ndeshje dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë, e di që shumë gjëra duhet të ndryshojnë”.

Mbrojtësi 38-vjeçar, i cili mbërriti në Sevilla verën e kaluar, ka nënshkruar një kontratë për një sezon.

Pas një viti shumë të veçantë, me dy ndryshime në trajner dhe një skuadër të revolucionarizuar, sot Sergio Ramos nuk ndihet i sigurt për të qëndruar në klubin e zemrës së tij. Gjithashtu sepse disa ekipe janë gati t’i ofrojnë atij një ofertë të artë.

/GazetaBlic Sport