Sporti

Ramos ende nuk është gati të debutojë te PSG

10/23/2021 16:08
nga:E K

Aventura e Ramos në Francë nuk ka nisur aspak mirë.

Ramos ende po pret debutimin e tij me PSG, që nga transferimi i tij te klubi francez në verën e këtij viti nga Real Madridi, përcjell GazetaBlic Sport.

Spanjolli u lëndua në ndeshjet parasezonale dhe ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

Nga mediat e huaja raportohej se Ramos mund të debutonte të dielën, por PSG ka konfirmuar se mbrojtësi i tyre ende nuk është gati.

/GazetaBlic Sport/