Lajme

Ramiz Lladrovci: Kujtimi për Gjeneral Shaban Shala do të jetë i përjetshëm

01/05/2026 15:21
nga:Genita C

Në Drenas, me rastin e 14-vjetorit të ndarjes nga jeta, Gjeneral Shaban Shala u nderua pranë Memorialit nga familjarë, personalitete politike e atdhetare, bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtarë, raporton GazetaBlic.

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, theksoi se jeta dhe veprat e Shalës janë trashëgimi e çmuar për familjen, qytetin dhe kombin, duke e lidhur me idealin e lirisë dhe ndërtimin e Kosovës.