Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur mbështetje për Selver Xhelilin, kandidat i PDK-së për deputet, raporton GazetaBlic.
Ai e ka përshkruar Xhelilin si një figurë të përkushtuar dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës, duke theksuar se vlerat e tij i duhen shtetit dhe shtetësisë.
Lladrovci ka ftuar qytetarët ta votojnë Xhelilin me numrin 83, duke nënvizuar rolin e PDK-së si boshti kurrizor i zhvillimit dhe stabilitetit të vendit.
Postimi i plotë:
Rruga e suksesit është rezultat që vjen për ata që kanë shumë përkushtim dhe vizion të qartë për qëllimin, Selveri meriton të jetë deputet krenar në Parlamentin e Kosovës.
PDK ka qenë, është dhe mbetet boshti kurrizor i shtetit, shtetësisë dhe veprave të mëdha. Është parti e të gjithë atyre që japin dhe kontribuojnë për fuqizimin e Kosovës.
Në këto zgjedhje, Selver Xhelili ka numër 83, me vlerat e tij i duhen shtetit dhe shtetësisë, i duhen të ardhmes tonë.
Bashkë. Përpara.
#130 PDK
#83 Selver Xhelili


