Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për Enver Hoxhajn në zgjedhjet parlamentare.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Lladrovci ka ftuar qytetarët që nga lista e PDK-së me numër 130 të votojnë kandidatin me numër 4, Enver Hoxhaj.
“Nga kjo listë, numri 4… lujta! Bashkë, përpara!”, ka shkruar Lladrovci, duke konfirmuar mbështetjen e drejtpërdrejtë politike për Hoxhajn.
Kjo përkrahje vjen si sinjal i qartë uniteti brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe si mbështetje e fortë për kandidaturën e Enver Hoxhajt, një nga figurat kryesore të PDK-së dhe politikës kosovare.


