Lajme

Ramiz Lladrovci e bën “llastik” degën e PDK-së në Drenas- dorëzohen përballë kandidaturës së tij për kryetar komune

06/03/2021 13:53
nga:N M

Pesë muaj më parë në “krye në veti” Ramiz Lladrovci, aktualisht kryetar i Drenasit kishe shpallur kandidaturën e tij për kryetar të këtij qyteti edhe për një mandat katër vjeçar, edhe pse kishte kundërshtime nga dega, shkruan Gazeta Blic.

Zyrtarisht kjo kërkesë e tij tashmë është plotësuar nga Partia Demokratike e Kosovës në Qendër por që ende nuk është bërë publike.

Gazeta Blic nga burimet brenda këtij subjekti politik ka mësuar se tashmë Ramiz Lladrovci ka marrë aminin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj.

” Lladrovci do të jetë kandidati jonë për Drenas”, ka thënë ky burim.

Por Ramiz Lladrvoci nuk ka miratimin e degës së PDK në Drenas që ai të jetë kandidat edhe për një mandat për të qeverisur me Drenasin.

Përveç kësaj kryetari aktual i degës së PDK në Drenas Sejdi Hoxha dhe kryetari i komunës Ramiz Lladrovci “janë pikë e pesë”.

Gazeta Blic ka provuar të flas më ndonjë zyrtarë të kësaj dege në Drenas por që askush nuk ka pranuar të flas për këtë çështje.

Por si nisi pesë muaj më parë kandidimi e zyrtarizimi i Ramiz Lladrovecit për kryetar komune në Drenas?

Vet Lladrovci në një postim që kishte shpallur kandidaturën e tij në janar të këtij viti ka dhënë detaje për këtë.

Sipas tij, ai kishte një marrëveshje me ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, për kandidaturën e tij por që shkruaja e tij në Hagë kishte ndryshuar rrethanat.

“Kam pasur zotime për sigurinë e kandidaturës time për mandatin e dytë në Degën e Drenasit dhe në Kryesi të PDK-së. Ky zotim pritej të formalizohej gjatë nëntorit të kaluar nga Kryetari Veseli. Për fat të keq, ndodhi goditja e rëndë për të gjithë neve, Haga”‘, kishte shkruar Lladrovci në Facebook.

Se raportet ndërmjet tij dhe kryesisë së Degës së PDK në Drenas nuk janë të mira e kishte konfirmuar edhe vet kryetari atkual i Drenasit Ramiz Lladrovci.

Madje bashkë partiakët e tij ai i kishte quajtur edhe keqbërës

“Pas nëntorit, Dega e PDK-së në Drenas me disa keqbërës jo vetëm nga dega në Drenas por edhe më gjerë, filluan të mohojnë emrin tim si kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit. Kishte të tillë që deklaronin se dega nuk e duron kryetarin e komunës që nuk është i dëgjueshëm. Madje, pati edhe një distancim publik nga anëtarët e kryesisë së Degës për mua dhe punën time”, pati thënë Lladrovci.

Madje, ai kishte shkuar aq larg saqë kishte thënë se edhe po shantazhohet e kërcënohet nga disa persona të partisë.

“Dega e PDK-së në Drenas dhe shumica në kryesi të PDK-së e dinë se unë nuk i nënshtrohem as shantazhit e as kërcënimit. Kam pritur nga Kryetari në detyrë të reflektojë, sikurse që duhej të reflektonte edhe Kryesia e Partisë, rreth kandidaturës time. Nuk e kam ndërmend t’u nënshtrohem apo nën renditem as në degën e PDK-së në Drenas, as keqbërësve tjerë jashtë degës”, kishte shkruar Lladrovci në momentin që ka shpallur kandidaturën e tij.

Më poshtë e gjeni të plotë njoftimin për kandidaturën që e kishte bërë me 6 janar të këtij viti Ramiz Lladrovci për mandatin e dytë për kryetar të Drenasit.

Unë, Ramiz Lladrovci, shpall kandidaturën për mandatin e dytë në krye të komunës së Drenasit!
Për mungesë të konfirmimit të kandidaturës time për kreun e komunës së Drenasit, nga ana e Kryesisë dhe U.D. të kryetarit të PDK-së, shpall kandidaturën time si kandidat për kreun e komunës së Drenasit, edhe për një mandat!
Çështjen e mandatit të dytë, e kam trajtuar në takim me liderin tonë, në fund të shtatorit me z. Veseli, gjatë promovimit të punës time si “kryetari me performancën më të mirë në Kosovë”. Në atë kohë, kam cekur se as tre muaj e as gjashtë muaj, nuk janë të mjaftueshëm për përgatitje të zgjedhjeve lokale.
Kam pasur zotime për sigurinë e kandidaturës time për mandatin e dytë në Degën e Drenasit dhe në Kryesi të PDK-së. Ky zotim pritej të formalizohej gjatë nëntorit të kaluar nga Kryetari Veseli. Për fat të keq, ndodhi goditja e rëndë për të gjithë neve, Haga.
Pas nëntorit, Dega e PDK-së në Drenas me disa keqbërës jo vetëm nga dega në Drenas por edhe më gjerë, filluan të mohojnë emrin tim si kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit. Kishte të tillë që deklaronin se dega nuk e duron kryetarin e komunës që nuk është i dëgjueshëm. Madje, pati edhe një distancim publik nga anëtarët e kryesisë së Degës për mua dhe punën time.
Për tri vjet, puna ime ka rezultuar me aderimin e 9 asambleistëve të partive tjera në grupin e asamblistëve të PDK-së. Por kjo, disa keqbërësve nuk ju pëlqeu. Prandaj, nuk marr përgjegjësi për gjendjen e krijuar.
E di se edhe sa ishte këtu Kryetari Veseli në tri palë zgjedhje, kishte persona të profilit të lartë të partisë që deklaronin se nuk jam kandidat i PDK-së, se nuk jam i dëshirueshëm as për PDK-në, as për Hashimin e as për Kadriun, gjë e cila më lëndonte shumë. Ishte e kundërta. Me mish e me shpirt jam munduar dhe kam punuar, duke qenë Drenasi e vetmja komunë e PDK-së, e fituar pa balotazh.
Dega e PDK-së në Drenas dhe shumica në kryesi të PDK-së e dinë se unë nuk i nënshtrohem as shantazhit e as kërcënimit.
Kam pritur nga Kryetari në detyrë të reflektojë, sikurse që duhej të reflektonte edhe Kryesia e Partisë, rreth kandidaturës time.
Nuk e kam ndërmend t’u nënshtrohem apo nën renditem as në degën e PDK-së në Drenas, as keqbërësve tjerë jashtë degës.
Gjatë tërë jetës, kam qenë dhe jam njeri i besës dhe fjalës. Ky deklarim imi, ndoshta do të ketë pasoja për të gjithë, por më së shumti për keqbërësit në zgjedhjet e ardhme qendrore e lokale.
Pra, jam kandidat për kryetar të Drenasit, edhe për mandatin e dytë.
Vendimin për mandatin e dytë ia lë sërish në duar qytetarëve të komunës së Drenasit. Pres që ata të vendosin, duan apo nuk duan, të më shohin në krye të komunës edhe katër vjet.
Me nderime,
Ramiz Lladrovci