Lajme

Ramiz Kelmendi ofron mbështetje për qytetarët e helmuar në Deçan

07/14/2021 11:48
nga:Y I

Ish-deputeti, njëherësh Presdienti i “Elkos Group” Ramiz Kelmendi ka ofruar mbështetje për qyytetarët e Deçanit, raporton Gazeta Blic.

Kelmendi ka njoftuar se në bashkëpunim me Shtabin Emergjent të komunës, fillimisht do t’i mbështesin qytetarët e Deçanit me një maune ujë të pijes.

Ai ka thënë se në varësi të nevojave mbështetja do të vazhdojë edhe më tutje.

Njoftimi i plotë:

‘Elkos Group’ ka ofruar mbështetje për Qytetarët e Deçanit.

Në bashkëpunim me Shtabin Emergjent të komunës, fillimisht mbështesim me një maune ujë të pijes.

Në varësi të nevojave dhe gjendjes së qytetarëve mbështetja do të vazhdojë.

Të prekurve, shërim sa më të shpejt!

Me respekt;
Ramiz Kelmendi – President i ‘Elkos Group-Etc’