Lajme

Ramiz Kelmendi ofron 50 mijë euro për strehimin e afganëve në Kosovë

08/20/2021 22:10
nga:M K

Biznismeni dhe politikani kosovar, njëherit pronar i ELKOS-it, Ramiz Kelmendi ka hapur portofolin e tij për strehimin e afganëve në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kelmendi ka thënë se është i gatshëm që të ofrojë 50 mijë euro për strehimin e afganëve në vendin tonë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë i para pak çasteve.

Të nderuar miq Amerikan dhe Qeveri Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
Shprehë gatishmërinë time, për mbështetje fillestare financiare në vlerë prej 50 mijë eurosh, për strehimin e qytetarëve Afgan që do strehohen në Republikën e Kosovës.
Unë, familja ime dhe qytetarët e vendit tim e kutpojnë mirë çfarë do të thotë ta lëshosh atdheun e nuk e harrojmë asnjëherë kontributin dhe rolin e Qeverisë Amerikane dhe kombit amerikan për rikthimin, riatdhesimin tonë, në Kosovën tonë të dashtur!
Falë këtij kontributi ne sot, i gëzohemi jetës dhe zhvillimit të shtetit tonë!
Zoti e bekoftë Amerikën!
Ne jemi të bekuar me ju!
Me respekt;
Ramiz Kelmendi

/GazetaBlic/