Showtime

Ramë Lahaj njofton për vdekjen e nënës së tij

08/07/2021 22:21
nga:Mergim Rreci

Tenori i njohur, Ramë Lahaj ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e tij.

Ai e shkurtoi koncertin e tij dhe këtë gjë e tha para publikut, duke thënë se nuk e interpretoi as 1/3 e programit për shkak të vdekjes së nënës së tij.

“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar ai para të pranishmëve.