Cult

Ramë Lahaj ndez qirinjë pas vdekjes së nënës

08/08/2021 23:53
nga:Gazeta Blic

Tenori i mirënjohur Ramë Lahaj ka ndezur qirinjë për nënën e tij e cila ditën e shtunë ndërroi jetë.

Me anë të ndezjes së qirinjëve ai i uroi nënës natën e mirë pas vdekjes.

“Natën e mirë nënë”, shkroi në Instastory Ramë Lahaj krahas fotografisë së nënës pranë qirinjëve.

Sot në fshatin Lubozhdë të Istogut është bërë varrimi i nënës së Tenorit Lahaj.

Ai gjatë ditës së djeshme kishte organizuar në sheshin Skënderbeu në Prishtinë koncertin e tij operistik Rame and Friends, por e interpretoi vetëm 1/3 e koncertit dhe u detyrua ta shkurtojë pasi dy orë para koncertit iu kumtua lajmi se nëna e tij ndërroi jetë.

Për vdekjen e nënës tenori morri ngushëllime të shumta nga krerët politik dhe artistë të shumtë.