Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja, ka thënë në “Pressing” se vrasjet e pasluftës i ka kryer BIA serbe.
Ai ka thënë se synimi ishte të ndizte fitilat pasluftës për një luftë qytetare në Kosovë.
“Më dhemb shumë që ai sistemi i BIA serbe që vrau dikë dikë, ia la UÇK-së për ta filluar luftën qytetare pas luftës. Unë jam i sigurt, kush është njeri normal i çfarëdo subjekti politik apo ushtarak, do të binte dorë mbi Xhemajl Mustafën, një njeri i jashtëzakonshëm, engjëll njeri, ose Enver Malokun”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se një shqiptar nuk mund të flas keq për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Kjo është e rënda që do të na kushtojë në vazhdimësi, dhe atyre që po ju kushton më shtrejt janë ata burra që janë në Hagë. Një shqiptar që është me ndjenjë shqiptare liridashës, dhe të flas keq për Hashim Thaçin keq, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Kadri Veselijn nuk mund ta marrë me mend”, ka thënë ai.


