Ramë Buja ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e PDK-së.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu.
“Po, kryetari e ka pranuar dorëheqjen e z. Buja. Ka biseduar me të dhe e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e deritashëm në Kryesi” deklaroi shkurt Abdullahu për “Gazeta Blic”
Kjo është hera e dytë që Buja jep dorëheqje nga kryesia e PDK-së.
Të njëjtin veprim e kishte ndërmarrë edhe para pasë vitesh.