Burim Ramadani, u ka bërë thirrje partive politike që të zgjedhin presidentin dhe të shmangin vendin nga zgjedhjet e reja, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se të gjithë liderët që po zhvillojnë takime për këtë çështje mbajnë përgjegjësi kombëtare për stabilitetin institucional, duke paralajmëruar se siguria e Kosovës dobësohet kur institucionet nuk funksionojnë.
Ramadani kërkoi tejkalimin e interesave personale dhe gjetjen e një zgjidhjeje për të ruajtur stabilitetin e shtetit.


