Lajme

Ramadani: Zgjedheni Presidentin, mos shkoni në zgjedhje – mos e dënoni Kosovën edhe njëherë!

03/25/2026 18:49
nga:G B

Analisti Burim Ramadani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë thirrje që të zgjedhet presidente dhe të mos shkohet në zgjedhje sërish.

“Mos e dënoni Kosovën edhe njëherë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Zgjedheni Presidentin, mos shkoni në zgjedhje!

Tash kur Gjykata Kushtetuese anuloi Dekretin e Presidentes për shpërndarje të Kuvendit, partitë politike gjithsesi të gjejnë një kandidat që e votojnë për President. Një konsensual më së miri!

Mos shkoni në zgjedhje!

Mos e dënoni Kosovën edhe njëherë!