Burim Ramadani ka reaguar ndaj bllokadës institucionale, duke bërë thirrje për thirrjen e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve, raporton GazetaBlic.
Ai ka vlerësuar se situata aktuale është e dëmshme dhe e pakuptimtë, duke theksuar se qytetarët kanë votuar me dinjitet, ndërsa institucionet duhet të funksionojnë pavarësisht interesave partiake.
Sipas Ramadanit, Kosova nuk ka kohë të mbetet pa institucione, ndërsa pushtetarët nuk duhet ta mbajnë peng procesin politik.


