Sporti

Ramadani: U përballem me një skuadër shumë të fortë si AZ Alkmaar

12/11/2025 22:22
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është prononcuar pas humbjes nga AZ Alkmaar.

“E dinim se kemi përballë skuadër mjaft e efikase. U munduam t’i ndërpresim aksionet e rrjedhshme. Ishte ndoshta kundërshtari më i vështirë në garat evropiane”.

“Jam i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e lojtarëve dhe kjo na jep shpresë të vazhdojmë para. Siç ishte ky kundërshtar, ndoshta Vallecano është edhe më i fortë. Kemi edhe një javë kohë për t’u përgatitur”.

“Nuk e kemi komplet ekipin, secili ndjen dhimbje, por janë tre javët e fundit, do të bëjmë të pamundur të kthehemi të pamposhtur”, ka thënë Ramadani.

/GazetaBlic Sport/