Pas kërkesës së Osmanit drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka reaguar njohësi i çështjeve politike dhe të sigurisë, Burim Ramadani.
Ramadani renditi tre konstatimet që sipas tij tha sot në konferencën për media, Presidentja Osmani.
“1. Të shmanget PARALIZIMI i institucioneve…2. Po rrezikohet Rendi Kushtetues i vendit tonë…3. Presidentja s’po mund t’i zbatojë disa nga kompetencat Kushtetuese sepse nuk ka Parlament…” shkruan Ramadani.
Ai tha se këto konstatime të sotme të Presidentes Osmani kanë dimension të paralajmërimit të rrezikut direkt të Sigurisë Kombëtare.
“Presidente, theksoja emrin e këtij rreziku të Sigurisë Kombëtare.Kështu, më në fund fillo të distancohesh (me kërkimfalje) nga ajo që po i bëni Kosovës tash e gati 5 vjet ju “çlirimtarët e Kosovës” nga 14 shkurti 2021” shkruan Ramadani raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
1. Të shmanget PARALIZIMI i institucioneve…
2. Po rrezikohet Rendi Kushtetues i vendit tonë…
3. Presidentja s’po mund t’i zbatojë disa nga kompetencat Kushtetuese sepse nuk ka Parlament…
Këto janë tri konstatimet e sotme të Presidentes Osmani që kanë dimension të paralajmërimit të rrezikut direkt të Sigurisë Kombëtare.
Pra, FORMULA E KOLAPSIT TË KOSOVËS
është fjalia që po e dëgjojmë se:
“Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament!”
P.S
Presidente, theksoja emrin e këtij rreziku të Sigurisë Kombëtare.
Kështu, më në fund fillo të distancohesh (me kërkimfalje) nga ajo që po i bëni Kosovës tash e gati 5 vjet ju “çlirimtarët e Kosovës” nga 14 shkurti 2021.


