Lajme

Ramadani thirrje Maqedoncit: Publikoje letrën drejtuar Komandantit të KFOR-it

01/09/2025 12:08
nga:G B

Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i ka bërë thirrje ministrit të mbrojtjes, Ejup Maqedonci, që ta publikojë letrën drejtuar Komandantit të KFOR-it, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se transparenca ndihmon demokracinë dhe publikimi i letrës do të sqaronte gjithçka.

Postimi i tij i plotë:

Ministër Maqedonci, publikoje letrën drejtuar Komandantit të KFOR-it!

Sot, Ministri i Mbrojtjes e paska konfirmuar se letrën që ia ka dërguar Komandantit të KFOR-it ka të bëjë me vendosjen dhe/apo lëvizjen e FSK-së në veri të Kosovës.

E paska konfirmuar atë që e thash mbrëmë në Pressing T7 se letra është kërkuar pas një rasti ceremonial në veri të Kosovës.

Por, për të sqaruar gjithçka, Ministri Maqedonci është më mirë ta publikojë letrën!

Transparenca ndihmon demokracinë!