Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar për takimin e zhvilluar mes Marko Gjuriqit dhe kryeterroristit, Milan Radoiçiq.
Ramadani ka shkruar se ky takim dëshmon që elita politike në Serbi, s’ka ndërmend të largohet nga konfliktet.
Postimi i tij i plotë:
Marko Djuric i Serbisë do të shkaktonte habi tek të gjithë ne nëse do ta dënonte sulmin e Grupit Paramilitar në Banjskë të Kosovës, më 24 shtator 2023.
Takimi me Radojicic – të kërkuar përmes INTERPOL për terrorizëm – dëshmon se elita politike në Serbi nuk ka ndërmend të largohet nga konfliktet.
Kështu, Djuric mos u merakos për kërkim-faljen, sepse do të vije një ditë kur as kërkim-falja nuk do të të kthejë kah sjellja njerëzore!