Me 59 vota për, dy abstenime e asnjë kundër, të enjten deputetët e Kuvendit e kanë miratuar projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).
Valon Ramadani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje [VV] u deklarua sot se Projektligji i Komisionit të Pavarur të Mediave nuk qëndron se “don me kap” KPM-në ose me i ndryshu numrat e anëtarëve, pasi që ata rregullohen në Kuvend e jo si don ti.
Ramadani ka shtuar se AGK-ja po bën reagime “politike sesa ato profesionale”.
“AGK-ja dhe reagimet nga të tjerët janë m ë shumë politike sesa profesionale. Kur titulli kryesor i AGK-së e vendos kështu: Qeveria Kurti, në krye me Albin Kurtin don me i kap mediat online. Është deklaratë politike.Nuk po them se është dashtë me krye opozita”, deklaroi Ramadani në “Five” të Dukagjinit.
“Nuk qëndron se don me kap ti KPM-në. Prej shtatë anëtarëve në 11. Kjo punë zgjidhet në Kuvend. Nuk është punë e kësaj qeverie. Ka shumë kompetenca dhe iu kanë shtuar edhe shumë të tjera në bazë raportit të progresit çdo vit që e orienton që duhet të plotësohet dhe ndryshohet ligji për KPM-në. Direktiva e 2018 e orienton që duhet të rregullohen mediat online, në fund është edhe një që mirë është të vetrregullohen, siç e ka Finlanda e jo Austria e vende të tjera”, shtoi Ramadani.
Ramadani ka thënë se fillimisht ka pasur dezinformim në raport me mediat online nga AGK-ja, KMSHK-ja dhe juristja e medias, Flutura Kusari.
“Në paraqitjen e parë të AGK-së, KMSHK-së dhe Flutura Kusarit si juriste e medias ka pasur dezinformim në raport me mediat online. Pas kalimit të këtij ligjit, në reagimin e AGK-së: Këto janë ështjes që nuk pajtohen Bashkimi Evropian me këtë projektligj. Amandemantimi dhe dëgjimet publike, 93 amandamente, janë dy çështje: çështje e partive politike. Nuk i kuntribuon as interesit të vendit, me apo pa qëllim”, shtoi ai.