Lajme

Ramadani reagon pas arrestimit të Shehollit për spiunazh: Bashkëpunimi midis institucioneve, jep lajme të mira për Kosovën

10/09/2025 12:28
nga:N K

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ish-inspektor në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka reaguar sot pas lajmit për arrestimin e Fatmir Shehollit për spiunazh.

“Bashkëpunimi midis institucioneve të sigurisë dhe Prokurorisë është gjithnjë i suksesshëm dhe jep lajme të mira për Kosovën. Përgëzoj punën me zell dhe motivim të lartë kombëtar të profesionistëve tanë në luftën kundër spiunazhit, një prej sfidave e kërcënimeve të mëdha të sigurisë sonë kombëtare”, shkruan Ramadani.