Sporti

Ramadani: Për mua ky barazim është si një humbje

09/16/2021 18:26
nga:E K

Prishtina dhe Gjilani ndanë sot pikët në një ndeshje me fund dramatik.

Prishtina shënoi e para nga penalltia pas ndërhyrjes së Halilit i cili u largua nga loja pas dy kartonave të verdhë, shkruan GazetaBlic Sport.

Nga pika e bardhë i saktë ishte Besnik Krasniqi i cili shënoi në minutën e 83’të të takimit.

Krejt në fund Gjilani arriti të barazonte rezultatin me anë të Albert Dabiqaj i cili realizoi me kokë.

Pas ndeshjes për Art Sport u prononcua trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani i cili tha se për të ky nuk është barazim por një humbje për Prishtinën.

“Kjo është e barabartë me një humbje, këtë e llogarisë si humbje e jo si barazim duke pas parasysh që ishim me një lojtar më tepër dhe kemi eksperiencë. Nuk ja fali vetës nuk ja fali askujt, duhet të marrim përgjegjësi, duhet të punojmë më tepër”, tha fillimisht Ramadani.

I pyetur se pse Prishtina nuk po shënon nga loja e hapur ai tha se Prishtina duhet të jetë më këmbngulëse dhe më egoiste.

“Me ditë ku është problemi e zgjidhim lehtë, por do shohim, duhet të jemi më këmbngulës, duhet të jemi më egoist, sot nëse do kishim egoizëm nuk do i ndanim pikët me Gjilanin“, përfundoi trajneri i Prishtinës.

/GazetaBlic Sport/