Lajme

Ramadani për garën në Prishtinë: Do jetë goxha përcaktues 3 mijë votëshi i Bekë Berishës

10/14/2025 22:22
nga:Y I

Në Pressing po diskutohet rreth koalicioneve të mundshme nëpër komuna, për garën e balotazhit.

Burim Ramadani u shpreh që nuk beson se votuesit e PDK-së do të jenë të orientuar nga partia për garën në Prishtinë.

Sipas tij, PDK-ja nuk do të dalë me një vendim për mbështetjen e njërit apo tjetrit kandidat.

“Për shkak të sjelljes dhe prishjes së koalicionit në Prishtinë LDK dhe PDK, dhe për shkak të një thyerje serioze që e kanë pas, unë besoj që votuesit e PDK’së do të jenë të orientuar nga partia. Nuk pres që ka me marrë vendim PDK’ja me thonë na e mbështesim këtë kandidat”, tha ai.

Tutje, Ramadani thekson se për garën në Prishtinë ‘do të jetë kogja përcaktues 3 mijë votëshi i Bekë Berishës’.