Eksperti i sigurisë Burim Ramadani ka reaguar ashpër ndaj ekspozites të financuar nga Kuvendi i Kosovës, duke theksuar se kërkimfalja nuk është e mjaftueshme dhe se duhet përgjegjësi ligjore, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, narrativa e përçuar në këtë ekspozitë përbën pjesë të një lufte hibride nga Serbia, me synim shtrembërimin e të vërtetës për Kosovën.
Ramadani ka kërkuar që rasti të trajtohet seriozisht dhe të ketë pasoja ligjore për përgjegjësit.


