Sporti

Ramadani pas fitores ndaj Ballkanit: Gjyqtari ishte skandaloz, e meritojmë që ‘Intelektualët’ të rikthehen në tribuna

02/21/2024 15:08
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tre ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Drita ka triumfuar në derbin e madh ndaj Ballkanit dhe është rikthyer përsëri në garën për titull, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 0, me Mesan që realizoi golin e vetëm në minutën e 65-të, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo humbje e Ballkanit bën të ‘zjarrtë’ tashmë garën për titullin kampion, kurse trajner i Dritës, Zekirja Ramadani tha pas ndeshjes se gjyqtari ishte skandaloz me referimin e tij, kurse pati edhe një ftesë për ‘Intelektualët’.

“Padyshim që jam i kënaqur me fitoren në këtë ndeshje. Mendoj se edhe Ballkani ka bërë paraqitje të mirë, por ne e merituam fitoren. I vetmi që nuk e meritonte të ishte pjesë e kësaj ndeshje ishte gjyqtari i ndeshjes. , i cili ishte skandaloz për të dy ekipet. Kjo është një fitore e madhe. Kjo fitore është edhe një ftesë për tifo-grupin ‘Intelektualët’, e meritojmë që të kthehen dhe të na mbështesin“, deklaroi Ramadani.

/GazetaBlic Sport/