Burim Ramadani, analist, ka parashikuar se është e vështirë që Kosova të ketë një qeveri të re para muajit qershor, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse parti e parë në zgjedhje, nuk ka shumicën parlamentare për të formuar institucione, gjë që sipas tij po e shtyn edhe konstituimin e Kuvendit.
Ramadani u shpreh se dështimi i VV-së si mandatari i parë është i pashmangshëm dhe se mundësia reale për formimin e qeverisë së re do të vijë vetëm pasi të aktivizohet mandatari i dytë.


