Sporti

Ramadani: Merituam tre pikët ndaj Llapit, iu thash lojtarëve që këtë ndeshje ta trajtojnë si finale

11/13/2022 15:24
nga:E K

Gjilani ka fituar derbin e sotëm ndaj Llapit me rezultat 0-1.

Golin e vetëm të takimit e shënoi, Solomon në minutën e 50’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për “Art Sport” foli trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani.

“Para ndeshjes iu thash lojtarëve ta trajtonin ndeshjen si finale. Ne kemi vendos një objektiv para vetës që ta përfundojmë këtë gjysmë sezon në vendin e tretë. Llapi na futi në vështirësi, por u mbrojtëm mirë. Pikët janë të merituara nga ne”, tha Ramadani.

/GazetaBlic Sport/