Kandidati i LVV-së për komunën e Ferizajt, Valon Ramadani, akuzon kryetarin aktual të kësaj komune, Agim Aliun, se ka investuar vetëm në nënkalime, duke lënë anash sipas tij, shkollat e shumë probleme të tjera.
Sipas tij, kjo situatë do të ndryshojë, kur ta largojmë Agimin e PDK-së.
“Unë nuk jam kundër nënkalimit, mirëpo kur t’i i ki çështjet prioritare, esenciale. Shkollat tona janë në gjendje tmerruese, fëmijët nuk mund t’i përdorin as tualetet. Trotuari prej nënkalimit e deri te qendra as një meter nuk i ka, aty smund të lëvizin as gratë me karroca. E këtu diskutohet mirëmengjesi Ferizaj rrethi, mirdita Ferizaj rrethi, veç qejo temë ka qenë”, ka deklaruar Ramadani në RTK.