Lajme

Ramadani: Ligji për Industrinë e Mbrojtjes, domosdoshmëri, s’ka arsye të ketë vonesa!

02/27/2026 10:15
nga:Y I

Eksperti i sigurisë, Burim Ramdani ka thënë se Ligji për Industrinë e Mbrojtjes është domosdoshmëri dhe se nuk ka asnjë arsye që të ketë vonesa.

Ramadani ka thënë se janë rreth 3 vite të humbura për legjislacionin e domosdoshëm.

“Ligji për Industrinë e Mbrojtjes është domosdoshmëri. Nuk ka asnjë arsye të ketë vonesa të mëtejshme. Rreth 3 vite të humbura për legjislacionin e domosdoshëm. Qeveria e Kosovës për t’i shërbyer prioritetit të deklaruar tash e sa vite duhet që të punojë efektivisht në këtë kornizë ligjore” shkruan Ramadani raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: