Lajme

Ramadani: Kurti u zotua ta themelojë Asociacionin, mos anëtarësimi në KiE dështim i tij

05/09/2024 18:37
nga:G B

Gjermania, Franca e Italia dërgimin e draft-statutit të Asociacionit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese e shohin si garanci për votat e nevojshme në Komitetin e Ministrave për anëtarësimin final në Këshillit të Evropës.

Duke qenë se Qeveria e Kosovës nuk do ta dërgojë në Kushtetuese, siç e tha edhe kryeministri, Albin Kurti, Kosova duket se nuk do të jetë nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, cili do të mblidhet më 16 dhe 17 maj në Strasburg.

E sipas njohësit të çështjeve politike, Shkodran Ramadanit, mos anëtarësimi në KiE do të llogaritet, si dështim i Qeverisë Kurti.

Ramadani ka thënë se Kurti e ka pranuar dhe është zotuar se do ta themelojë Asociacionit – edhe në Bruksel, Ohër e në letrën e dërguar Këshillit të Evropës.

“Është dështim, për se shkak së zotimi është bërë. Dhe zotimi nuk do të larohet nga supet e Kosovës. Do të jetë barrë dhe kërkesë. Me presione, me sanksione të shtuara në vitet në vijim. Pra është diçka që Kosova e ka marrë përsipër me vullnetin e saj të plotë. Për herë të fundit zotimi është bërë në 2023… Nuk është dashur ta pranojë në Ohër, as në Bruksel, e as në eltën dërguar Këshilli të Evropës”, ka thënë Ramadani.

“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion”, ka thënë Kurti të mërkurën.

E këtë deklarim të Kurtit e komentoi Ramadani, i cili tha se në rast mosthemelimi i Asociacionit është interes kardinal për Kosovës, atëherë nuk duhej ta pranonte as në Bruksel e as në Ohër.

“Në rast  se mosthemelimi i dhe mospranimi i Asociacionit është interes kardinal i shtetit të Kosovës, atëherë zoti Kurti nuk duhet të duhej të kundërshtonte vetëm këtu por edhe nuk duhej ta pranonte as në Marrëveshjen e Brukselit e në Aneksin e Ohrit, e as në propozimin e planit të sekuencimit që e ka bërë ai.

Përveç që e ka pranuar që të themelohet Asociacioni, është pajtuar që të nis menjëherë. I dhënë prioritet pikës shtatë kundrejt pikave tjera. Prandaj është edhe insistimi i ndërkombëtarëve të niset me Asociacionit, zbatimi i marrëveshjeve”, ka thënë ndër të tjera Ramadani.