Sporti

Ramadani: Krijuam raste, ne shqiptarët e bëjmë mirë kudo

03/22/2025 10:55
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, është deklaruar pas humbjes 2-0 që pësuan nga Anglia.

Pas ndeshjes, Ramadani tha se atmosfera në fushë ishte e mirë dhe se krijuan raste në pjesën e dytë.

“Na kemi ardhë me lujtë është një atmosferë shumë e mirë në fushë. Në momentin më të mirë. Ne krijuam rastin në pjesën e dytë, kur u fut Broja na dha impuls”, tha Ramadani.

Në Wembly sonte ishin 20 mijë shqiptarë, për të cilët, Ramadani pati një mesazh.

“Ne shqiptarët e bëjmë mirë kudo, na vjen keq që nuk bëm gjë për ta. I falënderojmë shumë që janë ardhë”.