Lajme

Ramadani: Kolapsi buxhetor i Prishtinës do të përcillet me kolaps buxhetor të Kosovës!

11/22/2025 13:02
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Burim Ramadani, ka thënë se kolapsi buxhetor i Prishtinës do të përcillet me kolaps buxhetor të Kosovës.

Ramadani thekson se ‘Siç kopshtet e trafiku urban në Prishtinë ka hyrë në kolaps, të gjitha mekanizmat rrezikojnë të bien për tokë’.

“Kjo nëse deri në fundmars 2026 (pra, katër muaj nga tash) nuk del Kosova nga kolapsi politik.E tërë kjo po vazhdon kolapsin institucional tash e gjysëm viti. Me qindra pozita brenda institucioneve qeveritare dhe agjencive të pavarura janë bosh, ku Ushtruesit e Detyrës nuk kanë legalitet për asnjë vendim” shkruan Ramadani.

Ai ka potencuar se nëse deri në javën e fundit të marsit 2026 nuk ka Qeveri të rë dhe nuk ka Ligj të ri të Buxhetit, kolapsi mund ta rrënojë sigurinë dhe rendin publik.

Reagimi i plotë:

Si duket Kolapsi që ka filluar të ndodh?

Kolapsi buxhetor i Prishtinës do të përcillet me kolaps buxhetor të Kosovës. Siç kopshtet e trafiku urban në Prishtinë ka hyrë në kolaps, të gjitha mekanizmat rrezikojnë të bien për tokë.

Kjo nëse deri në fundmars 2026 (pra, katër muaj nga tash) nuk del Kosova nga kolapsi politik.

E tërë kjo po vazhdon kolapsin institucional tash e gjysëm viti. Me qindra pozita brenda institucioneve qeveritare dhe agjencive të pavarura janë bosh, ku

Ushtruesit e Detyrës nuk kanë legalitet për asnjë vendim.

Me qindra raste janë në Gjykata për shkak të vendimeve të jashtëligjshme.

Nëse deri në javën e fundit të marsit 2026 nuk ka Qeveri të rë dhe nuk ka Ligj të ri të Buxhetit, kolapsi mund ta rrënojë sigurinë dhe rendin publik.