Burim Ramadani ka reaguar ashpër ndaj, siç i cilëson ai, propaganduesve të Luftës Hibride kundër Kosovës, Jana Arsovska dhe Dimal Basha, duke theksuar se ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë nga institucionet shtetërore, raporton GazetaBlic.
Sipas Ramadanit, propagandat kundër UÇK-së dhe shqiptarëve janë të dokumentuara, por mungesa e reagimit zyrtar po e inkurajon këtë veprimtari armiqësore.
Ai paralajmëron se Lufta Hibride kundër Kosovës është e vazhdueshme dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional.


