Sporti

Ramadani: Jam i lumtur me fitoren ndaj Drenicës, ata janë tradicionalisht skuadër ters për ne

10/31/2021 15:54
nga:E K

Prishtina ka shënuar fitore minimale ndaj Drenicës.

Skuadra vendase fitoi me rezultat 1-0 ndaj Drenicës, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi, Besnik Krasniqi.

Krasniqi shënoi në minutën e 83’të të takimit për t’ia siguruar 3 pikë skuadrës së tij.

Pas ndeshjes për ‘Art Sport‘ foli trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani , i cili tha se skuadra e tij ka reflektuar pas rezultateve të dobëta dhe është i kënaqur me performancën e ekipit.

Nëse marrim parasysh presionin e rezultateve unë mendoj se kemi luajtur mirë, mungesa e rezultateve e bën problemin e vetë, kishim përballë një skuadër që tradicionalisht e kemi pas ters, u angazhuam për këtë fitore, i uroj futbollistët për fitoren.

“Është një krizë e ekipit, duhet të dijmë ta menaxhojmë këtë krizë, unë jam i bindur që ekipi ka potencial për kreun e tabelës dhe për ta mbrojtur titullin, lëndimet po na penalizojmë, pasi asnjëherë nuk e kam pas ekipin e plotë”, deklaroi Ramadani.

/GazetaBlic Sport/