Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), ka folur në “Pressing” të T7, për raportimin me burime të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), se ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ishte synuar një atentat teksa qëndronte në Maqedoninë e Veriut.
Ramadani ka thënë se ndaj liderëve të shtetit vazhdimisht ka kërcënime, duke thënë se informacioni duket serioz.
Por ai kritikoi mënyrën sesi RTK-ja e raportoi informacionin, që sipas Ramadanit dukej “sikur ishte fake news”, por ai thotë se personalisht “nuk po e thotë këtë”, duke folur në aspektin profesional.
“Së pari informacionet për kërcënimet e liderëve janë të vazhdueshme, fatketqisht. Ka pasur, ka dhe ka me pas situata ku ka informacion që kryeministrat, presidentët, liderët e partive kanë kërcënime dhe për këtë janë masat e sigurisë”.
“Informacioni duket që ka qenë serioz, është përfshirë edhe me resurse njerëzore si informacion, por edhe me burime të hapura që është një prej formave si bëhet inteligjenca po ashtu”.
“Informacioni duket serioz, por forma si është publikuar është e gërditshme. Së pari informacioni ka dale më u pa, nuk po them që është, por ka dalur ashtu si fake news total. Prej një informacioni që ka qenë serioz ka dalë në publik si fake news. Informacioni ka dalur në medium publik kohën kur kryeministri ka qenë në Shkup, pra në vendin e ngjarjes”.