Lajme

Ramadani i reagon Xhelal Sveçlës- Ikja nga rafalet e armës afër barkës nuk mund të komentohet si veprim trimërie

07/25/2024 17:49
nga:Y I

Kanë vazhduar replikat në distancë ndërmjet Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ish-kryeinspektorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadanit.

Ministri Sveçla i ka hedhur poshtë pretendimet e Ramadanit se është sulmuar në fillim të korrikut me AK47 gjatë një vizite në liqenin e Ujmanit.

Ramadani në kundërpërgjigjen e tij ka thënë se “ikja nga rafalet e armës afër barkës nuk mund të komentohet si veprim trimërie e lavdie” raporton Gazeta Blic.

“Më rrënqethi fryma patriotike e amanetit të Xhelal Sfeçlës.Veç nuk e di ku të pati mbetur amaneti gjatë luftës?Besoj që pate dezertuar apo jo? Apo ndoshta trimërisht e ke zbatuar “planin taktik IBSTL”?! Njëjtë më rrënqeth edhe pasioni i një të afërmit tënd që, në emër tënd, guxon të merr në pyetje tjerët. Madje, më rrënqethin edhe ata dëshmitarë që kanë qenë aty dhe s’kanë bërë zë” shkruan Ramadani.

Ai bëri thirrje Sveçlës që t’i nënshtrohet verifikimit të sigurisë sepse duhet të dihet kush është ai.

Reagimi i plotë:

Sveçla i kundërpërgjigjet ish-kryeinspektorit të AKI-së, mohon se është sulmuar me AK-47 në Ujman