Sporti

Ramadani: Gjeorgjia shumë e fortë, jemi në nivel të njëjtë

09/10/2024 23:10
nga:Mergim Rreci

Shqipëria është mposhtur 0-1 në “Air Albania” nga Gjeorgjia.

Një “humbje” që dhemb për kuqezinjtë, të cilët humbasin shansin të jenë të parët e grupit B1. Në përfundim të ndeshjes për mikorofnin e SuperSport foli mesfushori Ylber Ramadani.

“Ndeshje e vështirë, donim të sulmonim, por ata u mbrojtën me 5 e pastaj edhe me 3 mesfushor. Na vuri në vështirësi. Gjeorgjia është shumë e fortë, por edhe ne. Sot nuk ishte dita jonë, por jemi në nivel të njëjtë.

Kur dilnim në sulm duhet të isha afër Kvaras, ai bëri diferencën me ne që i shkonim pas dhe të tjerët shfrytëzuan mundësinë”, tha Ramadani.