Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj manipulimeve të votave.
Ai ka theksuar se çdo manipulim i votës është një shkelje e vullnetit qytetar dhe një dëm për demokracinë, duke e quajtur të papranueshëm dhe të tmerrshëm çdo veprim të tillë.
Ramadani ka shprehur angazhimin e tij të palëkundur për demokratizimin e shtetit dhe shoqërisë, duke qëndruar gjithmonë i gatshëm të përballet me çdo kundërshtar.
Postimi:
Më fyejnë e më terrorizojnë edhe votat e shtuara, edhe votat e hequra. Çdo manipulim i votës është shkelje e vullnetit qytetar dhe dëmtim i demokracisë.
Kjo është e tmerrshme! E papranueshme! E gërditshme!
Jam ushtar i demokratizimit të shtetit e shoqërisë sonë. Pavarësisht përballë kujt, qëndroj njëjtë gjithmonë.
#ShtetiLigjor


