Lajme

Ramadani: Avancimi në status të asociuar për Kosovën – shenjë e mirë, por simbolike

05/27/2024 12:58
nga:G B

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, vlerëson se avancimi për status të asociuar për Kosovën është shenjë e mirë, por krejtësisht simbolike.

Me anë të një postimi në Facebook, Ramadani komentoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.

Ai thotë se rruga e Kosovës drejt NATO-s duhet të jetë synimi kryesor i Kosovës.

“Asambleja Parlamentare e NATOs është institucion i pavarur nga NATO.  Ajo shërben si urë lidhëse për të avancuar të kuptuarit e politikave të NATO-s në shtete veç e veç. Avancimi në status të asociuar për Kosovën aty është shenjë e mirë e mbështetjes euro-atlantike, por krejtësisht simbolik. Rruga e Kosovës drejt NATO-s duhet të jetë synimi kryesor i Kosovës”, shkroi ai.

Ai thekson se kjo nuk ka të bëjë me Asamblenë Parlamentare të NATO-s, por me domosdoshmërinë për dialogun politik NATO-Kosovë dhe jo vetëm.

“Aranzhmane të reja operacionale NATO-Kosovë, ftesë në Planin e Veprimit për Anëtarësim, pranim të Përfaqësisë Diplomatike të Kosovës në NATO, partneritet për Paqe”, shtoi më tej Ramadani.