Opinionisti Sadri Ramabaja ka folur për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti dhe qëndrimet e tij lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Duke folur edhe për kritikat ndaj Kurtit, Ramabaja është pyetur edhe për mendimin e tij për Partinë Socialdemokrate të udhëhequr nga Dardan Molliqaj.
“Demokracia e ka këtë përparësi që i jep hapësirë edhe një politikani që pas tij shkojnë vetëm 200 vetë. Nuk mendoj që duhet t’i jepet aq hapësirë që ju ipet”, ka thënë Ramabaja për lajmi.net.
Në anën tjetër, Ramabaja ka lavdëruar punën e Kurtit, duke e cilësuar gjithashtu atë se “është kryeministri më i suksesshëm që e ka pasur Republika e Kosovës deri më tani”.
“Albin Kurti është kryeministri më i mirë dhe më i suksesshëm që ka pasur Republika e Kosovës deri më tash. Unë jam i sigurt që do ta mbyll këtë proces me sukses (dialogun me Serbinë) duke e ruajtur ligjshmërinë e Kosovës”, ka thënë Ramabaja.
Ramabaja ka thënë se me krerët aktual të partive opozitare, Kurti dhe Vetëvendosja mund të qëndrojnë në pushtet edhe për tri mandate të tjera.
“Me këta liderë që ka opozita sidomos PDK dhe LDK, Vetëvendosje dhe Qeveria Kurti mund të mbetet në pushtet ndoshta edhe tri mandate. Nuk do t’i bënte mirë demokracisë, por ne do të duhej të kishim opozitë më kreative”, ka deklaruar Ramabaja.


