Lajme

Ramabaja: Deklarata e Sveçlës për Fazliun ishte e pamatur, ndoshta polici s’e ka ditur për këmbën e humbur

06/08/2021 22:42
nga:Gazeta Blic

Analisti Sadri Ramabaja në emisionin Pressing të T7, e ka komentuar rastin e invalidit të luftës Faik Fazliut, ku këtë të fundit e shtyu një polic dhe e plandosi për tokë këtë të diele.

E tërë kjo ngjarje u filmua dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, përmes një shkrimi tha se ka përfunduar koha e “të fortëve”, shkruan Express.

“Deklarata e Sveçlës ishte e pamatur dhe e shpejtë”, është shprehur Ramabaja.

“Polici që e ka shtyrë Fazliun ndoshta s’e ka ditur që s’e ka një këmbë”, ka thënë Ramabaja.