Lajme

Rama: Xhemajl Mustafa, zë i lirisë dhe dëshmitar i jetës në Prishtinë gjatë luftës

11/23/2026 12:12
nga:Genita C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar 26-vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës, duke vlerësuar kontributin e tij si gazetar, publicist dhe veprimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Rama ka rikujtuar edhe bashkëpunimin e tij me presidentin Ibrahim Rugova, si dhe ditarin “Një lutje për Prishtinën”, përmes të cilit Mustafa dokumentoi jetën e qytetarëve gjatë luftës.