Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar Skënderajn dhe Mitrovicën pasi këto dy komuna u prekën më shumë nga vërshimet.
“Bashkë me Nënkryetaren e Kryeqytetit, Donjetën, vizituam dy nga qytetet më të prekura nga vërshimet, Skënderaj dhe Mitrovicën, për të parë nga afër gjendjen”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rama falënderoi kryetarin e Skënderajt për pritjen, dhe ofroi mbështetjen e tij për ta.


