Zgjedhjet Lokale

Rama viziton lagjen “Tophane”: Çdo problem i secilës lagje duhet të zgjidhet

11/11/2021 13:46
nga:N M

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar sot lagjen “Tophane” të Prishtinës, ndërsa theksoi se krahas problemit të rrugëve, probleme tjera të kësaj zone janë ndriçimi dhe qentë endacakë.

Rama në një postim në Facebook shkruan se çdo problem i secilës lagje duhet të zgjidhet, sepse zgjidhja nënkupton lehtësim të jetës së secilit qytetar.

Lexoni të plotë postimin e Ramës:

Bashkë me ekipin tim vizituam lagjen ikonike të Prishtinës “Tophane”.

Aty u takuam me qytetarë dhe biznese të kësaj zone ku diskutuam dhe bëmë një shëtitje me ta. Biseduam për programin tonë dhe për kërkesat e banorëve të kësaj pjese. Si pothuajse çdo zonë tjetër e Prishtinës, edhe kjo zonë ka probleme esenciale. Shumë rrugë kanë mbetur të papërfunduara ose nuk janë filluar fare. Krahas problemit të rrugëve, probleme tjera të kësaj zone janë ndriçimi dhe qentë endacakë.

Çdo problem i secilës lagje duhet të zgjidhet, sepse zgjidhja nënkupton lehtësim të jetës së secilit qytetar.

Bashkë për Prishtinën që duam!