Lajme

Rama uron Fitër Bajramin nga BIK: Le të jetë një moment reflektimi mbi vlerat tona të përbashkëta

03/20/2026 12:42
nga:G B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar Bashkësinë Islame për festën e Fitër Bajramit, raporton Gazeta Blic.

“E çmojmë lart rolin e Bashkësisë Islame në ndërtimin e harmonisë, bashkëpunimit dhe një të ardhmeje më të mirë për Kryeqytetin dhe gjithë Kosovën”, ka shkruar Rama.

Ai ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Postimi i tij i plotë:

Në festën e Fitër Bajramit, bashkë me ekipin e Kryeqytetit vizituam Bashkësinë Islame të Kosovës, ku na priti Myftiu Naim Tërnava.

E çmojmë lart rolin e Bashkësisë Islame në ndërtimin e harmonisë, bashkëpunimit dhe një të ardhmeje më të mirë për Kryeqytetin dhe gjithë Kosovën.

Falënderim i sinqertë për mikpritjen dhe për kontributin e vazhdueshëm në shërbim të së mirës së përbashkët. Së bashku po ndërtojmë një Kryeqytet më gjithëpërfshirës, me dialog, respekt dhe mirëkuptim.

Urime festa e Bajramit! Le të jetë një moment reflektimi mbi vlerat tona të përbashkëta, dhe një shtysë për të vazhduar me përkushtim në ndërtimin e një qyteti që i përket të gjithëve. 🙏🏼